Maqedoni

Parashikimi i motit

13.01.2025 09:04

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë...

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të dobëta deri në mesatare bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -6 deri -1°C, kurse maksimalja -3 deri në 3°C.
 
Në Shkup kryesisht me vranësira dhe i ftohtë me borë të dobët kohë pas kohe. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 2°C.