Maqedoni
Qarkullimi rrugor zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me mbetje bore
13.01.2025 09:14
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore...

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Reshje bore me intensitet të ndryshëm në orët e mëngjesit po regjistrohen në të gjithë vendin.
Ndalime aktive për mjetet e rënda të mallrave ka në drejtimet rrugore Gostivar - Mavrovë - Dibër, Gostivar - Strazhë - Kërçovë, Strumicë - Berovë, Tetovë - Kodra e Diellit (për automjetet e pasagjerëve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore), Presekë, Pletvar, Gjavatë, Strugë – v.k. Qafë Thanë, Dellçevë – v.k. Dellçevë.
Nga ora 06:30 do të normalizohet lëvizja e mjeteve të rënda në autostradën A1 nga Kluçka Demir Kapi deri te qarkorja Smokvicë.
Nga ora 07:30 është shpallur ndalim i qarkullimit për automjete të rënda prej drejtimit rrugor Dellçevë deri në vendkalimi kufitar Dellçevë.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër gryka malore, lugina lumenjsh dhe qafa malore, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
