Botë

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, Milanoviqi siguron fitoren, mbetet president

13.01.2025 09:56

Zoran Millanoviç e ka fituar mandatin e dytë si president i Kroacisë të dielën...

Presidenti aktual i Kroacisë, Zoran Milanoviq, doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve për presidentin e Kroacisë. 
 
Ai u rizgjodh në këtë post pas fitores së paprecedentë ndaj Dragan Primorac në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
 
Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në bazë të 97.57 për qind të vendvotimeve të numëruara, Milanoviqi ka fituar 74.50 për qind të votave dhe më shumë se një milion vota, ndërsa Primorac ka fituar 25.50 për qind.