Konferencë "70 vjet nga fitorja ndaj fashizmit"

05.05.2015 09:59

Me rastin e jubileut, 70 vjet nga fitorja ndaj fashizmit dhe në prag të 9 majit, Ditës së fitores, sot në Shtëpinë e ARM-së do të mbahet konferencë shkencore-profesionale në temë "70 vjet nga fitorja ndaj fashizmit"...

Konferencën e organizojnë Shoqata e veteranëve dhe rezervistëve nga mbrojtja dhe siguria, Klubi i gjeneralëve dhe Shoqata e studentëve të diplomuar të kolexhit të NATO-s në Romë. Përveç përfaqësuesve të tyre, do të marrin pjesë edhe ekspertë nga opinioni akademik, si dhe përfaqësues nga Instituti për histori kombëtare të Republikës së Maqedonisë.

Në fokusin e konferencës, përveç vlerave esenciale të antifashizmit, do të jenë edhe pikëpamjet shkencore-profesionale  për zhvillimin e ushtrisë së Maqedonisë nëpër luftën nacional-çlirimtare dhe për ARM-në si mbështetëse e traditave të ushtrisë së Maqedonisë nga periudha e luftës antifashiste në Maqedoni.