Botë

Zjarri në Los Anxhelos, numri i të vdekurve rritet në 24

13.01.2025 10:50

Zjarrfikësit janë në një fazë kritike të betejës së tyre gjashtë-ditore kundër zjarreve vdekjeprurëse në Los Anxhelos....

Los Anxhelosi vazhdon të luftojë me zjarret. Zjarrfikësit janë në një fazë kritike të betejës së tyre gjashtëditore kundër zjarreve vdekjeprurëse. Sipas autoriteteve, kërcënimi i zjarrit do të mbetet shumë i lartë pasi erërat e rrezikshme kthehen këtë javë.

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë të zhdukur, megjithëse nuk është ende e sigurt për të vlerësuar totalin e vërtetë të viktimave, thonë zyrtarët, të cilët shtojnë se erërat famëkeqe të thata të Santa Anës kanë filluar të rriten  përsëri duke rrezikuar të arrijnë shpejtësi deri në 96 km/h.
 
Zjarrfikësit lokalë po ndihmohen nga ekuipazhet nga tetë shtete të tjera, si dhe nga Kanadaja dhe Meksika, të cilët vazhdojnë të mbërrijnë. Zjarret ushqehen nga një sërë faktorësh, por shkencëtarët thonë se ka ndikuar edhe ngrohja globale, ku Kalifornia është e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike.