Ekonomi

Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës

13.01.2025 13:06

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,00% në raport me vendimin e datës 08.01.2025.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 denarë për litër.
 
Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V), dhe Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) rriten për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,426 denarë për kilogram.
 
Nga data 14.01.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 79,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 81,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 45,285 (denarë/kilogram)