8-të aksidente në Shkup, dy me lëndime të rënda trupore

05.05.2015 10:04

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme ka kryer ekspertizë në tetë aksidente komunikacioni në rajonin e Qyteti të Shkupit...

Prej tyre, një është me pasoja dëme materiale dhe pesë janë me pasoja lëndime trupore ku lëndime të lehta trupore janë marrë dy shoferë të automjeteve, një bashkudhëtar, dy këmbësor dhe një drejtues i mopedit.

Kanë ndodhur edhe dy aksidente me pasoja lëndime të rënda trupore ku lëndime ka pësuar një këmbësor dhe një udhëtar i autobusit.

Gjatë ditës së kaluar policia e komunikacionit ka sanksionuar 24 shoferë që cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur telefonat celular derisa kanë drejtuar automjetin respektivisht janë renditur në mënyrë jo të regullt para udhëkryqeve, 10 shoferë nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lejuar për qarkullim, kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor, respektivisht kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, gjashtë këmbësor kanë kaluar rrugën jashtë shenjave për këmbësor, si dhe dhjetë drejtues të biçikletave, mopedëve dhe motoçiklete të cilët janë bërë shkelje në baza të ndryshme.

Me ndihmën e automjetit special "kaçubeti" gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 48 automjete të cilët kanë penguar qarkullimin e rregullt të komunikacionit.