Zjarret në Kaliforni, priten erëra të forta, kërcënim për zgjerim zjarri

13.01.2025 16:05

Vazhdon lufta me zjarret në Kaliforni....

Vazhdon lufta me zjarret në Kaliforni. Parashikuesit e motit paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Anxhelosit priten të rriten përsëri këtë javë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve në terren po përpiqen që të vënë nën kontroll zjarret. Zyrtarët paralajmëruan se pas një fundjave me erëra relativisht të qeta, erërat famëkeqe të thata të Santa Anës do të rriten përsëri gjatë kësaj jave, duke arritur shpejtësi deri në 96 km/h.

"Sapo mora telefonin me një mikun tim, ai është zjarrfikës, sapo zbriti nga mali. Zjarri është i fortë atje lart, erërat e forta përsëri priten të fryjnë me të njëjtën shpejtësi dhe erërat mund të rindezin vatrat e shuara të zjarrit. Ne kemi gjithashtu lagështi shumë të ulët tani. Ka shumë zjarrfikës të tjerë në zonë dhe aeroplanë. Kushtet nuk janë të mira, zjarrfikësit kanë shumë burime atje lart,  ata thjesht po i japin gjithçka që kanë.", - theksoi senatori i shtetit të Kalifornisë, Ben Allen.
 
Jemi të fokusuar në dy gjëra: shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e  jetëve, erërat e forta afrohen përsëri, por ne jemi plotësisht të përgatitur.”, - tha një zjarrfikës.
 
Përpara rritjes së erës është bërë njëfarë përparimi në ndalimin e përhapjes së zjarreve vdekjeprurëse Palisades dhe Eaton, të cilat po digjen në skajet e kundërta të qytetit.
 
Zjarrfikësit lokalë po ndihmohen nga ekuipazhet nga tetë shtete të tjera. Zjarrfikësit nga Meksika dhe Kanadaja janë thirrur për të ndihmuar në trajtimin e zjarreve në Los Anxhelos. Meksika dërgoi një ekuipazh prej më shumë se 70 zjarrfikës dhe trupash në qytet dhe do të fillojë të luftojë zjarrin në Palisade. (Farije Dauti - Bakiu, TVM2)