Mexhiti në Gostivar: Investime të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti...

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, u takua sot me kryetarin e komunës së Gostivarit, Valbon Limani, me ç’rast kanë diskutuar për projektet që po realizohen dhe ato që do të fillojnë së shpejti në këtë komunë, e që kanë të bëjnë me zhvillimin e infrastrukturës si një bazë për përmirësimin e standardit të jetesës dhe për krijimin e një shoqërie më të qëndrueshme.
"Si Qeveri dhe si Ministri e Mjedisit të Jetësor, ne konsiderojmë projektet që po realizojmë në Gostivar si investime të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.", - deklaroi Mexhiti, duke numëruar me këtë rast edhe projektet kryesore.
“Me këto investime, si në komunën e Gostivarit, ashtu edhe në të gjitha komunat e tjera të Maqedonisë së Veriut, vendosim themelet për zhvillim të qëndrueshëm që do të sjellë përfitime për gjeneratat e ardhshme.”, - theksoi zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani, shprehu nderin dhe kënaqësinë që mirëpriti zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhitin, për të diskutuar projektet vijuese dhe ata të cilat pritet të realizohen me ndihmën e Qeverisë në vitin 2025.
“Besoj që ky bashkëpunim do të jetë shumë i frytshëm, si për komunën e Gostivarit, ashtu edhe për qytetarët. Me këto projekte infrastrukturore që i përmendi zëvendëskryeministri, jeta e qytetarëve në Gostivar do të ndryshojë dukshëm duke ofruar kualitet më të lartë.”, - u shpreh Valbon Limani. (Lulzim Haziri, TVM2)
