Gjermani, hetohet spiunazhi rus në bazat ushtarake
Policia gjermane ka nisur një hetim...

Policia gjermane ka nisur një hetim për rastet e dyshuara të spiunazhit rus, pasi disa dronë u vunë re mbi disa instalime ushtarake në Bavari.
“Në vazhdën e luftës së Rusisë në Ukrainë, nuk përjashtohet mundësia që instalimet ushtarake gjermane dhe kompanitë e mbrojtjes, të jenë duke u spiunuar nga dromët.”, tha Zyra Shtetërore e Hetimit Kriminal e Bavarisë.
Incidenti i fundit ndodhi të dielën vonë, kur një dron u pa mbi një bazë ushtarake pranë Manhingut, tha policia, duke iu referuar një objekti të gjerë, ku forcat gjermane testojnë avionë të rinj me pilot dhe pa pilot.
Sipas policisë, dronët mbi këtë bazë u panë edhe gjatë tri ditëve në dhjetor.
Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, Bruno Kahl, tha muajin e kaluar se aktet e sabotimit të Rusisë kundër objektivave perëndimore, mund ta shtyjnë NATO-n të thirret në Nenin 5 të traktatit të mbrojtjes.
