Botë

Sanksionet e SHBA-së kundër Moskës rrisin me 5% çmimet e naftës brenda dy ditësh

14.01.2025 10:15

Për shkak të sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Rusisë çmimet e naftës janë rritur me rreth pesë për qind brenda dy ditësh...

Për shkak të sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Rusisë çmimet e naftës janë rritur me rreth pesë për qind brenda dy ditësh. Kjo rritje çmimi do të çojë edhe në rritjen e kostove të mallrave.
 
Për shkak të sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Rusisë çmimet e naftës janë rritur me rreth pesë për qind brenda dy ditësh. Kjo rritje çmimi do të çojë edhe në rritjen e kostove të mallrave.
 
Gjatë vitit 2024 me këto anije cisternë janë transportuar më shumë se 530 milionë fuçi naftë bruto, që përbën rreth 42 për qind të eksporteve të përgjithshme të naftës së papërpunuar të Rusisë me rrugë detare. Nga këto rreth 300 milionë fuçi janë dërguar në Kinë dhe pjesa tjetër në Indi.
 
Përveç embargos ndaj anijeve cisternë Uashingtoni ka vendosur embargo të reja edhe për dy nga kompanitë më të mëdha ruse të naftës, Gazprom Neft dhe Surgutneftegas.
 
Niveli më i lartë prej disa muajsh
 
“Çmimet e naftës nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Brazilijanë rritur në muajt e fundit për shkak të rritjes së kërkesës nga Kina dhe India”, tha një përfaqësues i industrisë indiane të përpunimit të naftës.
 
“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të mbështetemi në naftën e Lindjes së Mesme. Dhe mund të shqyrtojmë gjithashtu edhe mundësinë për të importuar naftë nga SHBA-ja”.