Senegali hyn në koalicionin kundër kryengritësve në Jemen

05.05.2015 10:10

Senegali do të dërgojë në Arabinë Saudite 2.100 ushtarë të cilët do të përfshihen në koalicionin ndërkombëtar kundër kryengritjes shiite në Jemen...

Senegali do të marrë pjesë në koalicion sipas kërkesës së mbretit saudite Salman.

Ministri i Punëve të Jashtme i Senegalit, Makeur Ndijae kumtoi para parlamentit për vendimin për dërgimin e ushtarëve në Arabinë Saudite dhe lexoi letër nga presidenti Maki Sal në të cilën thuhet se shteti përfshihet ndaj koalicionit sepse kryengritësit jemenas u kërcënuan për stabilitet rajonal dhe për Islamin.

Senegali do të jetë shteti i parë nga Afrika Subsahariane që do të përfshihet në intervenimin ushtarak në Jemen. Shumica e qytetarëve të Senegalit janë sunitë mysliman.