Maqedoni

Punonjësit e administratës në grevë, kërkojnë rritje të pagës për 30%

14.01.2025 11:15

Të gjithë punonjësit në ministritë dhe institucionet shtetërore të vendit të cilët që nuk kanë marrë rritje pagash prej 30%

Të gjithë punonjësit në ministritë dhe institucionet shtetërore të vendit të cilët që nuk kanë marrë rritje pagash prej 30%, nga sot fillojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre përmes  grevës e cila mbahet nga ora 11.00 deri në orën 11.30 minuta.  
 
Punonjësit e Prokurorisë së Shtetit tash e disa ditë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke për shkak të pagave të ulëta. Qeveria thotë se punonjësit që e shprehin kërkesën e tyre për paga më të larta përmes sindikatave nuk e kanë bërë këtë duke e kërkuar drejtpërdrejt nga qeveria. Nga ana tjetër, sindikalistët i kundërvihen qeverisë duke pohuar se u është thënë disa herë se gjërat janë alarmante. 
 
Organizatoret e grevës, respektivisht sindikatat, thonë se kërkesat e tyre nuk janë të reja ato janë prej vitesh të pa realizuara pasi që në vazhdimësi po hasin në vesh të shurdhër. Kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes se re kolektive me të cilën parashihet rritje prej 30% e pagës mujore.