Botë

Los Anxhelos, vazhdon lufta me zjarret

14.01.2025 11:53

Vazhdon lufta me zjarret në Los Anxhelos. Raportohen për mbi 24 viktima.

Parashikuesit e motit paralajmërojnë se erërat e forta që nxitën flakët rreth Los Anxhelosit priten të rriten përsëri këtë javë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve në terren po përpiqen që të vënë nën kontroll  zjarret. Zyrtarët paralajmëruan se pas një fundjave me erëra relativisht të qeta, erërat famëkeqe të thata të Santa Anës do të rriten përsëri gjatë kësaj jave, duke arritur shpejtësi deri në 96 km/h.
 
Guvernatori i Kalifornisë, thotë se kjo mund të jetë fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e ShBA-së, pasi ka shkatërruar mijëra shtëpi dhe ka detyruar mbi 100 mijë njerëz të evakuohen. Para se të përhapeshin erërat e fuqishme, pati përparim në ndalimin e përhapjes së zjarreve vdekjeprurëse Palisades dhe Eaton, të cilat po digjen në skajet e kundërta të qytetit.
 
Zjarrfikësit lokalë po ndihmohen nga ekuipazhet nga tetë shtete të tjera. Zjarrfikësit nga Meksika dhe Kanadaja janë thirrur për të ndihmuar në trajtimin e zjarreve në Los Anxhelos. Meksika dërgoi një ekuipazh prej më shumë se 70 zjarrfikës dhe trupash në qytet dhe do të fillojë të luftojë zjarrin në Palisade.