Këto ditë mbi 250 intervenime, për shkak të borës

14.01.2025 16:56

Për shkak të borës dhe fillimit të ngricave....

Për shkak të borës dhe fillimit të ngricave, nga 11 janari deri në ditën e djeshme Emergjenca e Shkupit ka pasur gjithsej 254 intervenime.

Gjatë këtyre intervenimeve ka pasur edhe aksidente trafiku, qytetarë të lënduar të cilët kanë rënë duke rrëshqitur në akull, persona të dehur që kanë pësuar lëndime, si dhe disa që kanë përfunduar të lënduar në përleshje.

Gjashtë ndërhyrje janë regjistruar për shkak të reshjeve të borës, personat kanë lënduar këmbët, kokat etj.

Mos dilni pa nevojë, kjo vlen veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.

Shërbimet e urgjencës mjekësore apelojnë që të vozitni me kujdes, të mbahen pajisje dimërore dhe të mos kaloni kufirin e shpejtësisë.