Botë
John Kerry vizitë të papritur në Somali
05.05.2015 11:39
John Kerry ka bërë një udhëtim surprizë në Somali këtë të martë, duke u bërë kështu sekretari amerikan i parë i shtetit që viziton vendin afrikan të shkatërruar nga lufta...

Kryediplomati i SHBA ndodhet në kryeqytetin Mogadishu, dhe nuk do të lërë aeroportin e fortifikuar nga forcat e sigurisë, ku dot ë takohet me presidentin somalez, Hassan Sheikh Mohamud dhe kryeministrin Omar Abdirashid Ali Sharmake.
“Sekretari Kerry ndodhet në Mogadishu, Somali, për të mbështetur tranzicionin e vazhdueshëm të Somalisë, drejt një demokracie paqësore”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Marie Harf.
