Botë

Hamasi pranon projekt marrëveshjen për armëpushim në Gazë dhe lirim të pengjeve

14.01.2025 19:36

Zyrtarët thanë se grupi militant palestinez Hamas ka pranuar projekt-marrëveshjen...

Zyrtarët thanë se grupi militant palestinez Hamas ka pranuar projekt-marrëveshjen për armëpushim në Rripin e Gazës dhe për lirimin e dhjetëra pengjeve. Sipas Katarit, që ndërmjetësoi bisedimet, negociatat mes Izraelit dhe Hamasit janë “më afër se ndonjëherë” për arritjen e një marrëveshjeje.
 
Përparimin në bisedime e konfirmoi edhe pala izraelite, por tha se hollësitë ende janë duke u përfunduar. Projekt-propozimi parashikon një marrëveshje të ndarë në tre faza, duke filluar me ndërprerjen e luftimeve, shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë, tërheqjen e forcave izraelite nga disa pjesë të Gazës dhe futjen e ndihmës humanitare.
 
Zyrtarët u shprehën optimistë të martën se mund të sigurojnë një marrëveshje ndërmjet Izraelit dhe Hamasit para 20 janarit, ditës së inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit tha se negociatat janë pozitive dhe produktive, por pa dhënë detaje të tjera.