Maqedoni

Parashikimi i motit

15.01.2025 08:51

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme....

Moti parashikohet i ftohtë në mëngjes, kryesisht i vranët gjatë ditës me erë të lehtë deri mesatare veriore. Në zonat malore do të ketë reshje të dobëta bore.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin -7 deri në 0°C, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga -2 deri në 5°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme dhe të ftohtë, me kushte për borë të dobët. Temperatura minimale do të ulet në -5°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 4°C.