Maqedoni

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore

15.01.2025 08:58

Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312 është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa dhe me mbetje bore. Reshje të dobëta bore po shënohen në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, njofton LAMM.
 
Ndalime për automjete të rënda ka në aksin rrugor Mavrovë - Dibër, Tetovë - Kodra e Diellit dhe Strumicë - Berovë.
 
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
 
Ura mbi lumin Vardar në rrugën rajonale R1312, afër fshatit Bashino është e mbyllur për të gjitha llojet e qarkullimit.
 
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.