Sulmet në Bengazi: Klinton, e gatshme të dëshmojë para kongresit

05.05.2015 11:56

Hillari Klinton është shprehur e gatshme të dëshmojë para Kongresit amerikan për ngjarjet e ndodhura në Bengazi gjatë kohës që ajo ishte sekretare e shtetit...

Kandidatja e demokratëve për presidente të SHBA-së do të flasë rreth sulmeve ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara në vitin 2012, si dhe në lidhje me postën e saj elektronike gjatë asaj kohe.

Gjatë sulmit terrorist të 2012-ës ndaj Ambasadës amerikane në Bengazi të Libisë u vranë ambasadori amerikan, Chris Stevens, dhe tre amerikanë të tjerë.

Republikanët thonë se znj. Klinton duhet të kishte bërë më tepër për mbrojtjen e tyre. Ajo akuzohet gjithashtu për përdorimin e e-mailit privat për çështje zyrtare gjatë periudhës kur ajo ishte sekretare e shtetit.