Botë
Arrestohet ish-lideri i Koresë së Jugut, Jon Suk Jeol
15.01.2025 09:23
Lideri i shkarkuar i Koresë së Jugut u arrestua të mërkurën për shkak të përpjekjes së tij të dështuar për të shpallur gjendje lufte...

Lideri i shkarkuar i Koresë së Jugut, Jon Suk Jeol, u arrestua të mërkurën për shkak të përpjekjes së tij të dështuar për të shpallur gjendje lufte, duke i dhënë fund një përballjeje disa javore me autoritetet dhe duke u bërë presidenti i parë në historinë e vendit që arrestohet.
Jon, i cili përballet me akuza për kryengritje pas përpjekjes së tij jetëshkurtër për të shpallur gjendje ushtarake muajin e kaluar, tha se do të bashkëpunonte me hetuesit për të shmangur “derdhjen e gjakut”. Si një ish-prokuror që udhëhoqi Partinë Konservatore të Fuqisë Popullore drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2022, Jon mund të përballet me dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për kryengritje. Ai kishte tentuar ta shmangte arrestimin për javë të tëra duke qëndruar në rezidencën e tij, i mbrojtur nga anëtarët e Shërbimit të Sigurisë Presidenciale, që i kishin qëndruar besnikë.
