Botë
BE do të japë 41 milionë dollarë ndihmë humanitare për Etiopinë
15.01.2025 09:43
BE njoftoi një paketë ndihme prej 40 milionë eurosh (41 milionë dollarë) për të mbështetur përpjekjet humanitare në Etiopi....

BE njoftoi një paketë ndihme prej 40 milionë eurosh (41 milionë dollarë) për të mbështetur përpjekjet humanitare në Etiopi.
Në një deklaratë, Komisioni Evropian tha se populli etiopian po përballet me “sfida të shumta” për shkak të konflikteve të vazhdueshme, ndikimeve të krizës klimatike dhe pandemive.
Ndihma do t’u drejtohet kryesisht personave të zhvendosur brenda Etiopisë dhe refugjatëve nga vende të tilla si Sudani.
Me këtë paketë të re ndihme, shuma totale e ndihmës humanitare e akorduar nga Komisioni Evropian për Etiopinë që nga viti 2020 ka tejkaluar 436.5 milionë euro.
