Botë
BE-ja paralajmëron presione të reja ndaj Rusisë
15.01.2025 11:51
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se Kievi dhe partnerët e tij duhet të vazhdojnë...

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se Kievi dhe partnerët e tij duhet të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Rusinë për ta përmirësuar pozitën e Ukrainës në çfarëdo negociate eventuale për t’i dhënë fund luftës.
Në një intervistë për disa gazeta evropiane, shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, tha se rritja e presionit ekonomik ndaj Moskës dhe izolimi i saj ndërkombëtar janë mënyrat e vetme për të parandaluar mundësinë që Rusia të marrë epërsinë.
Nuk duhet t’i nënvlerësojmë aftësitë tona dhe t’i mbivlerësojmë ato të rusëve, është shprehur Kallasi. Rusia nganjëherë duket si një fuqi misterioze që nuk mund të mposhtet. Kjo nuk është e vërtetë. Ne jemi më të fortë si në aspektin ushtarak, ashtu edhe në atë ekonomik. Duhet t’u qasemi gjërave nga një pozicion force, ka deklaruar Kaja Kallas.
