Botë
ShBA-ja prezanton planin për Gazën e pasluftës
15.01.2025 12:12
Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, ka paraqitur planin për menaxhimin e Gazës në periudhën e pasluftës...

Sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, ka paraqitur planin për menaxhimin e Gazës në periudhën e pasluftës, duke thënë se administrata në largim e Xho Bajdenit do t’ia dorëzojë këtë plan ekipit të presidentit të zgjedhur, Donald Tramp, nëse arrihet marrëveshje për armëpushim.
Duke folur në Këshillin e Atlantikut në Uashington, Blinkeni tha se Uashingtoni ka parashikuar një autoritet palestinez të reformuar që do të udhëhiqte me Gazën dhe ftoi partnerët ndërkombëtarë që të ndihmojnë në krijimin e një administrate të përkohshme për enklavën palestineze. Sipas planit amerikan, një forcë e sigurisë do të formohej nga forcat e shteteve partnere dhe personeli palestinez që do të kalonte nëpër procese të verifikimit, tha Blinkeni gjatë fjalimit. Fjalimi i tij u ndërpre vazhdimisht nga protestues që e akuzuan atë se po mbështet, siç thanë ata, gjenocidin e Izraelit kundër palestinezëve në Gazë.
