Show Biz
Ndërron jetë shkrimtari i “Vallëzim me ujqërit”, Michael Blake
05.05.2015 12:01
Autori i romanit “Vallëzim me ujqërit”, Michael Blake ka ndërruar jetë pas një lufte të gjatë me kancerin...

Shkrimtari që ka marr dhe çmimin Oscar, mbylli sytë në shtëpinë e tij në Tucson, Arizona në moshën 69- vjeçare.
Romani më i famshëm i Blake shiti 3.5 milionë kopje dhe është përkthyer në 15 gjuhë. Filmi i bazuar në librin e tij, me regji dhe interpretim nga Kevin Costner, fitoi shtatë Oscar, përfshi dhe atë për filmin më të mirë dhe skenarin më të mirë, të realizuar nga Blake.
