Shkup, gjendet e vdekur 43-vjeçarja e zhdukur
15.01.2025 16:13
Gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçares, Lidija Trajkovska...

Gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçares, Lidija Trajkovska, e cila ishte zhdukur që nga nëntori i vitit të kaluar.
Trupi i pajetë u nxor nga ujërat e lumit Vardar në fshatin Taor të komunës së Zelenikovës. Policia e ka identifikuar viktimën nëpërmjet analizës së ADN-së.
MPB përveç njoftimit zyrtar, nuk jep detaje për arsyet dhe shkaqet e vdekjes.
Paraprakisht, policia e ka konstatuar lëvizjen e Trajkovskës, e cila prej Jurumlerit ka lëvizur kah rruga që çon në Draçevë, ndërkaq në atë rrugë, në afërsi të një ure mbi lumin Vardar janë gjetur një kuti cigaresh, çakmak dhe xhemper, për të cilat bashkëshorti më pas ka konstatuar se janë të Trajkovskës.
