Shqipëri, Itali, Emiratet e Bashkuara, u firmos linjë e interkonjeksionit të energjisë

15.01.2025 16:28

Një marrëveshje trepalëshe mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë...

Një marrëveshje trepalëshe mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë për një linjë interkonjeksioni të energjisë së rinovueshme u firmos sot në Abi Dabi.

Kryeministri Rama tha se Shqipëria po fiton pavarësi energjetike dhe po shkon drejt realizimit të objektivit për eksportim të energjisë, si një lojtar kyç në rajonin e Ballkanit.

“Lidhja do të ketë pronësi të trefishtë dhe do të mbështetet nga investimet domethënëse të përbashkëta në rritjen e kapaciteteve prodhuese të Shqipërisë. Kjo shkon në funksion të ambicies sonë për t’u bërë të pavarur nga importi, na jep dhe rol si eksportues në BE.”, - deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Homologia e tij, Xhorxhia Meloni, e vlerësoi marrëveshjen si një hap konkret drejt një ndërlidhjeje globale energjetike.

“Ashtu siç e shpalli dhe Edi më parë që të nënshkruaj kuadrin e partneritetit strategjik për të nisur një projekt po aq ambicioz midis dy brigjeve të Adriatikut, ku lartmadhëria e tij, Sheikh Mohamed bin Zajed dhe kryeministri Edi Rama, dy miq të mirë të mitë, dy miq të mirë të Italisë, do të marrin pjesë në nënshkrimin e një angazhimi jashtë mase të rëndësishëm, për të zbatuar një ndërlidhje të re energjetike për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për eksportimin e një pjese të kësaj energjie në Itali përgjatë një kablloje nënujore përgjatë detit Adriatik.”, - theksoi Xhorxhia Meloni.

Rama bëri me dije se linja e interkonjeksionit është një investim 1 miliard euro dhe do të jetë gati brenda 3 viteve. (Luljeta Ndoka, TVM2)