Bulls dhe Klipers me fitore si mysafirë
Të udhëhequr nga Derik Rouz, Çikago Bulls arritën të mposhtin Klivlendin si mysafir, me 99:92, për të avancuar në serinë gjysëmfinale të Lindjes...

Me këtë fitore, Bullsat, që në ndeshjen e parë ia morrën avantazhin e parketit vendas kundërshtarit, ndërsa Rouz, ishte në nivel, duke kujtuar në ditët më të mira të karrierës së tij.
MVP`i i dikurshëm, sfidën e mbylli me 25 pikë, pesë kërcime dhe poaq asiste. Atë, për mrekulli e ndjeku Po Gasoll, që ndihmoi me 21 poen, 10 kërcime, katër asiste e poaq bllokada.
Te Kavsat, më efikasi ishte Kajri Irving me 30 pikë, ndërsa nuk mjaftuan as 29 poenat, 15 kërcime dhe nëntë asistet e Lebron Xhejmsit.
Edhe pa lojtarin më të mirë, Kris Poll, Los Anxhellos Klipers, ia doli të mposhtë Hjustonin në parket mysafir, bindshëm me 117:101, duke avancuar me 1-0 në gjysëmfinalen e Perëndimit.
Ngjashëm si Çikago, edhe Klipersat, që në takimin e parë, me këtë triumf, morrën avantazhin e parketit nikoqir.
Blejk Grifin, ishte edhe njëherë I shkëlqyeshëm për ekipin nga Kalifornia, duke regjistruar tripëll dabëllin e dytë në seri, tani me 26 pikë, 14 kërcime e 13 asiste. Vendasve, nuk u mjaftuan 22 pikët e dhjetë kërcime e Dvajt Hauardit.
Mustafa Ademi