Botë

Lufta në Gaza, OKB: 120 fëmijë palestinezë janë vrarë në 15 ditët e fundit

15.01.2025 20:03

Të paktën 120 fëmijë palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë 15 ditëve të fundit...

Të paktën 120 fëmijë palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë 15 ditëve të fundit, sipas Agjencisë së Fëmijëve e OKB-së.
 
Një sulm izraelit gjatë natës të martën në zonën e Deir Al Balah vrau 12 anëtarë të një familjeje, 4 prej tyre ishin fëmijë.
 
Ndërsa një tjetër sulm ajror izraelit vrau të paktën shtatë persona në shkollën Al-Farabi në qytetin e Gazës gjatë natës, ku palestinezët ishin strehuar.
 
Që prej 7 tetorit të viti 2023 Gaza është në luftë të vazhdueshme më Izraelin./Top Channel