Maqedoni
Parashikimi i motit
16.01.2025 08:54
Edhe për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike me një përmirësim të lehtë gradual...

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Në mëngjes do të jetë ftohtë dhe me mjegull të dobët në disa lugina ndërsa gjatë gjithë ditës me kushte për reshje të dobëta bore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 1°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej -1 deri në 7°C.
Në Shkup, mëngjes i ftohtë me mjegull të dobët, kryesisht i vranët dhe i qetë gjatë ditës. Temperatura minimale do të ulet në -3°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 4°C.
