Maqedoni
Qarkullimi po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa dhe me llucë
16.01.2025 08:59
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore...

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore në rrugë të lagështa me llucë në rrugë. Bora e lehtë po bie në qafën malore të Gjavatos, por nuk po zvarritet në rrugë, njofton LAMM.
Për shkak të mjegullës dukshmëria është zvogëluar prej 50 m. deri në 70 m. në Pletvar.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.
