Botë

Bajden: Oligarkët po rrezikojnë demokracinë

16.01.2025 09:36

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, iu drejtua kombit me një fjalim lamtumire mbrëmjen e së mërkurës...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, iu drejtua kombit me një fjalim lamtumire mbrëmjen e së mërkurës, duke paralajmëruar se një “oligarki e rrezikshme” e njerëzve jashtëzakonisht të pasur po formësohet në Amerikë, e cila zotëron pushtet dhe ndikim që kërcënojnë demokracinë.

Jam i shqetësuar për rënien e rrezikshme të pushtetit në duart e ca njerëzve të pasur, ka thënë Bajdeni, duke folur nga Shtëpia e Bardhë. Ai tha se rënia e pasurisë në duart e pak vetave nuk e kërcënon vetëm demokracinë, por edhe të drejtat dhe liritë themelore, si dhe pritjet se çdo njeri meriton një mundësi të barabartë për të arritur sukses. Pasi ta përfundojë mandatin e tij, Bajdeni do të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar dhe do të pasohet nga presidenti i zgjedhur, Donald Tramp.