Superderbi Tiranas, pa fitues
Qemal Stafa si rrallëherë i stërmbushur. Superderbi tiranas mbushi stadiumin derisa ekipet në fushë dhanë spektakël, që përfundoi pa fitues, por me gjithçka tjetër në ndeshje...

Tirana përmbylli pjesën e parë në epërsi minimale 0-1, pasi që Elis Bakaj shënoi nga afërsia pas një topi të dëbuar nga portieri i Partizanit, Alban Hoxha.
Ish sulmuesi i Ferizajit dhe Prishtinës, Astrit Fazliu u fut në pjesë të dytë të ndeshjes te Partizani.
U gjet më së miri në zonë, pas krosimit të ish lojtarit tjetër të Prishtinës, Mentor Mazrekaj dhe shënoi për barazim 1-1. Vetë Mazrekaj me supergol u përkujdes për epërsinë e të kuqve të Partizanit në minutën e 83-të, por Bakaj barazoi menjëherë për të vënë baraspeshën në rezultat.
Në fund, pas 5 minutave shtesë, derbi tiranas përfundoi 2-2, derisa skuadrat morrën nga një pikë nga takimi i elektrizuar ku u shpërndanë 7 kartona të verdhë.
Tre xhiro pa përfunduar Kategoria Superiore shqiptare në futboll, Skënderbeu mban lidershipin me 5 pikë më shumë se Tirana dhe 6 më shumë se Kukësi.
