Botë
Armëpushimi do të mundësojë negociata të suksesshme
16.01.2025 11:31
Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës...

Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje të mërkurën për ndaljen e luftimeve në Rripin e Gazës dhe për këmbimin e pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë.
Presidenti amerikan në shkuarje, Xho Bajden, tha në një komunikatë se marrëveshja për armëpushim dhe lirimin e pengjeve izraelite do t’u japë fund luftimeve 15-mujore në Gazë, si dhe do ta mundësojë rritjen e ndihmave humanitare për civilët palestinezë. Ky është rezultat jo vetëm i trysnisë ekstreme me të cilën është përballur Hamasi dhe ndryshimeve në rajon pas një armëpushimi në Liban dhe dobësimit të Iranit, por edhe i diplomacisë së palodhshme dhe të mundimshme amerikane.
Diplomacia amerikane nuk ka pushuar asnjëherë në përpjekjet për ta arritur këtë, ka thënë Bajdeni. Sipas tij, armëpushimi gjashtëjavor do të mundësojë negociata për të arritur një fund të përhershëm të luftës. Ai shtoi se, nëse negociatat do të zgjasin më shumë se gjashtë javë, armëpushimi do të vazhdojë për aq kohë sa bisedimet do të vazhdojnë.
