Ekonomi
Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës
16.01.2025 12:50
Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,01 % në raport me vendimin e datës 13.01.2025.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,051 denarë për kilogram.
Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.
Nga data 17.01.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 79,50 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 81,50 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 75,50 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 46,336 (denarë/kilogram)
