Botë

Rubio: Lufta Rusi - Ukrainë duhet të përfundojë

16.01.2025 14:25

Rusia nuk ka asnjë shans që ta marrë nën kontroll tërë Ukrainën dhe ajo që bëri Putini është e papranueshme...

Rusia nuk ka asnjë shans që ta marrë nën kontroll tërë Ukrainën dhe ajo që bëri Putini është e papranueshme, ka deklaruar sekretari i ardhshëm amerikan i shtetit, Rubio. Ai këto vlerësime i bëri gjatë një seance dëgjimore në Senatin amerikan, ku shprehu qartë vendosmërinë e administratës së re amerikane nën drejtimin e presidentit Tramp, për t’i dhënë fund luftës.
 
“E vërteta është se në këtë konflikt, Rusia nuk ka asnjë shans për të marrë nën kontroll të gjithë Ukrainën. Ukrainasit janë të guximshëm dhe luftarak, vendi është shumë i madh. Por, lufta duhet të përfundojë dhe Uashingtoni e dëshiron këtë. Koncesionet ruse janë gjithashtu të patjetërsueshme, shpresoj se paqja do të shpallet me armëpushim dhe më pas do të pasojë diplomacia e vështirë.”, - deklaroi sekretari i propozuar i shtetit i ShBA-së, Marko Rubio. 
 
Duda: Nuk mund të flitet për paqe pa Ukrainën
 
Pa përfshirjen e Ukrainës në bisedime nuk mund të flitet për paqe, i ka thënë në Varshavë homologut të tij ukrainas Zelenski, presidenti polak, Duda.  
 
“Folëm për negociatat e mundshme të paqes. Nëse Ukraina nuk përfshihet në negociata, nuk mund të flitet për përfundimin e luftës. Atje duhet të ketë edhe një përfaqësues nga Polonia, si shtet fqinj i Ukrainës.”, - theksoi presidenti i Polonisë, Andrzej Duda. 
 
Zelenski: Në luftë ne mbrojmë vlerat evropiane
 
"Kemi një armik të njëjtë, ajo është Rusia. Në luftë ne mbrojmë vlerat evropiane, mbi të gjitha ato të fqinjëve tanë, prandaj na duhet unitet, ne llogarisim në këtë. Nëse Ukraina nuk është e fortë, Rusia do të vazhdojë më tej pas Ukrainës.”, - u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
Ndërkohë derisa luftimet vazhdojnë, Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer të burgosurit. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI