Maqedoni

Në Kodër të Diellit 57 centimetra borë, në Mavrovë 50 dhe në Krushevë 30 centimetra

16.01.2025 18:00

Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodër të Diellit dhe Hanet e Mavrovës -7 gradë...

Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Kodër të Diellit dhe Hanet e Mavrovës -7 gradë, -5 është matur në Krushevë, -4 në Kriva Pallankë, -3 në Berovë, Dibër dhe Vinicë, -2 në Tetovë, Manastir dhe Prilep, -1 në Ohër, Shtip dhe Shkup, dhe mbi zero vetëm në Gjevgjeli me dy gradë, njoftoi DPHM.

Në Kodër të Diellit ka edhe më së shumë borë 57 centimetra, në Hanet e Mavrovës 50 dhe në Krushevë 30.

Sot paradite në disa lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës mot me vranësira të ndryshueshme, kurse vranësirat do të pakësohen pasdite, veçanërisht në pjesët lindore. Në disa vende edhe veçanërisht në zonat malore, mund të bjerë borë e dobët për periudha të shkurtra. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga -1 deri në 7 gradë.