Maqedoni
Klinika e Fëmijëve në Shkup, ndërroi jetë një fëmijë 9-vjeçar
16.01.2025 17:28
Të martën në Klinikën e Fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një fëmijë 9-vjeçar nga Nikolla...

Të martën në Klinikën e Fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë një fëmijë 9-vjeçar nga Nikolla.
Fëmija 9-vjeçar ka ndërruar jetë pas më pak se dy orësh, pasi ishte sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore nga Spitali klinik i Shtipit dhe dolën me kumtesë për vdekjen e fëmijës 9-vjeçar.
Siç bëhet e ditur nga Spitali klinik i Shtipit, fëmija ishte sjellë në Repartin për Sëmundje të Fëmijëve në Spitalin klinik të Shtipit më 14 janar në orën 18:00 në “gjendje të përgjithshme të vështirë”.
“Menjëherë janë realizuar studime biokimike dhe KT në kokë dhe për shkak të gjendjes së vështirë, me shoqërim medicinal në orën 19:00, të njëjtën ditë, fëmija është transportuar në Klinikën e Shkupit.”, thuhet në kumtesë.
