Maqedoni

Parashikimi i motit

17.01.2025 08:56

Këtë të premte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte sinoptike me dominim të motit të kthjellët...

Këtë të premte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të njëjtat kushte sinoptike me dominim të motit të kthjellët si dhe vranësira në relievet malore të vendit. Temperaturat do të lëvizin nga minus 9 deri në 0°C, ndërsa gjatë ditës do të jenë në intervalin minus 1 deri në 8°C.
 
Në Shkup, mëngjesi do të jetë gjithashtu shumë i ftohtë me kushte për mjegull, ndërsa gjatë ditës do të ketë vranësira të ulëta që pasdite do të dobësohen. Temperatura do të jetë nga minus 3 deri në 6°C.
 
Për nesër parashihet mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë e lehtë nga veriu. Temperaturat e mëngjesit kudo do të jenë nën zero, e vende-vende do të zbresin nën minus 8°C. Temperaturat gjatë ditës do të lëvizin nga 2 deri në 8°C.