Maqedoni

Enti i statistikave proteston para Ministrisë së Financave

17.01.2025 09:09

Siç është paralajmëruar, protesta do të zgjasë nga ora 11:00 deri në orën 12:00....

Sindikata e të punësuarve në administratë, organet gjyqësore dhe shoqatave qytetare sot do të mbajë protestë para Ministrisë së Financave. Siç është paralajmëruar, protesta do të zgjasë nga ora 11:00 deri në orën 12:00.
 
Kryetari i kësaj sindikate, Tërpe Deanoski, dje në protestën paralajmëruese gjysmëorëshe para Entit Shtetëror të Statistikës deklaroi se 988 punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat për muajin dhjetor, edhe pse afati ligjor ka kaluar.