Maqedoni

Vdekja e 9-vjeçarit në Klinikën e Fëmijëve, autoritetet nisin inspektimin për rastin

17.01.2025 11:28

Një dite pas raportimit të vdekjes së fëmijës 9-vjeçar në Klinikën e Shkupit kane filluar procedurat e inspektimit...

Një dite pas raportimit të vdekjes së fëmijës 9-vjeçar në Klinikën e Shkupit kane filluar procedurat e inspektimit, me qëllim të zbardhjes së rastit dhe arsyet të cilat kanë sjellë deri në fatalitet.
 
Autoritetet  kompetente thonë se për çdo informacion shtesë lidhur me rastin në fjalë, mediat do të jenë të informuara me kohë. Fëmija 9-vjeçar, i cili ka qenë i hospitalizuar në Klinikën e Shtipit, është sjellë  në Klinikën Universitare në Shkup ditë më parë, në gjendje shumë të rënduar shëndetësore, edhe atë dy orë para se fëmija të ndërrojë jetë. Siç bëhet e ditur nga Spitali klinik i Shtipit, fëmija ishte sjellë në Repartin për Sëmundje të Fëmijëve në Spitalin klinik të Shtipit më 14 janar në orën 18 në “gjendje të përgjithshme të vështirë”.
 
“Menjëherë janë realizuar studime biokimike dhe për shkak të gjendjes së vështirë, me shoqërim mjekësor në orën 19:00, të njëjtën ditë, fëmija është transportuar në Klinikën e Shkupit.”, thuhet në kumtesë.