Botë
14 vite burg për ish-kryeministrin e Pakistanit
17.01.2025 11:55
Një gjykatë në Pakistan e dënoi ish-kryeministrin, që tashmë gjendet në burg, Imran Khan, me 14 vjet burgim..

Një gjykatë në Pakistan e dënoi ish-kryeministrin, që tashmë gjendet në burg, Imran Khan, me 14 vjet burgim, ndërkaq gruan e tij me shtatë, pasi i gjeti fajtorë nën akuza për korrupsion, thanë zyrtarët dhe avokatët e tij.
Çifti është akuzuar, se kur Khani ishte në pushtet, ka pranuar dhuratë një tokë nga një pasanik i patundshmërive, në këmbim të pastrimit të parave.
Këto para u kthyen në Pakistan nga autoritetet britanike më 2022 për t’u depozituar në thesarin e shtetit. Khani ka mohuar akuzat dhe ka insistuar se që nga arrestimi i tij më 2023, të gjitha akuzat kundër tij janë komplot nga rivalët që ta mbajnë larg garimit për post shtetëror.
Khani, që u bë kryeministër më 2018, u rrëzua nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi në Parlament prillin e vitit 2022.
