Maqedoni
Protestat e shërbyesve administrativë, LSDM: Qeveria të rritë pagat në sektorin publik
17.01.2025 14:41
Lidhur me pagat kanë reaguar edhe nga LSDM opozitare....

Lidhur me pagat kanë reaguar edhe nga LSDM opozitare. Sipas socialdemokratëve, Qeveria e Mickoskit ka buxhetin më të madh në histori prej 6 miliardë euro, ndërsa nuk i rrit pagat punëtorëve të sektorit publik. Sipas LSDM-së, kjo është një konfirmim se pushteti angazhohet vetëm për pasurimin e zyrtarëve. Nga partia opozitare kritikojnë edhe faktin se sistemi i rritjes së pagave të vendosura nga LSDM-ja është braktisur plotësisht nga Qeveria aktuale, duke rezultuar në përkeqësim të standardit jetësor të punëtorëve.
“Qeveria të braktisë këto politika të gabuara dhe të rrisë pagat e punëtorëve të sektorit publik. Gjithashtu, është e papranueshme që për shkak të paaftësisë së Qeverisë aktuale rreth 1.000 punonjës të sektorit publik të mbeten pa pagesë. Qeveria la pa pagesë 988 punonjës në inspektorate, pikërisht për festat e fundvitit. Qeveria krijoi rrëmujë me ndryshimet në ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. LSDM është në anën e punëtorëve dhe kërkon që Qeveria urgjentisht të ndërmarrë hapa për rritjen e pagave në sektorin publik, nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive dhe zgjidhjen e problemeve.”, - deklaroi Jovanka Trençevska nga LSDM.
