Maqedoni
Kërçovë, nderohen Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
17.01.2025 14:56
Sot në Qendrën Memoriale “Nëna shqiptare” në Zajaz u ndez flakadani i lirisë që përkujton rënien e martirëve të kombit...

Sot në Qendrën Memoriale “Nëna shqiptare” në Zajaz u ndez flakadani i lirisë që përkujton rënien e martirëve të kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka dhe të gjithë atyre që u flijuan për idealet kombëtare në janarët e përgjakshëm.
Flijimi i martirëve të kombit në janarin e përgjakshëm është mesazh i sakrificës për idealet kombëtare. Jusufi, Bardhoshi e Kadriu dhe të gjithë ata që e ndoqën rrugëtimin atdhetar të lirisë, do të kujtohen përjetësisht nga gjeneratat e reja, dhe ata do të jenë burim i pashtershëm i frymëzimit atdhetar, ka deklaruar me këtë rast kryetari komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.
