Maqedoni

Vdekja e 9-vjeçarit në Klinikën e Fëmijëve, autoritetet nisin inspektimin për rastin

17.01.2025 15:05

Inspektorët e Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor janë në terren, duke kryer mbikëqyrje urgjente për vdekjen...

Inspektorët e Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor janë në terren, duke kryer mbikëqyrje urgjente për vdekjen e një djali nëntëvjeçar nga Shën Nikolla, i cili vdiq të martën. Ata janë duke e kontrolluar dokumentacionin mjekësor në tri vende ku është trajtuar fëmija – te mjeku i familjes, në Spitalin Klinik të Shtipit dhe në Klinikën e fëmijëve në Shkup. 
 
“Inspektorati sanitar dhe shëndetësor me urdhrin tim si drejtor në përputhje me kompetencat tona ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme gjatë trajtimit të fëmijës duke filluar nga mjeku amë, Spitali Klinik i Shtipit dhe Klinika e Fëmijëve në Shkup.”, - deklaroi drejtori i Inspektoratit sanitar dhe shëndetësor, Kiro Lazov. 
 
Nga spitali i Shtipit kanë  njoftuar se fëmija është sjellë në gjendje shumë të rëndë dhe pas analizave laboratorike dhe kompjuterike me autoambulancë është transportuar në Klinikën e Fëmijëve në  Shkup. 
 
“Fëmija është sjellë në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Klinik në Shtip më 14.01.2025 në ora 18:00 në gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë janë bërë analizat biokimike dhe për shkak të gjendjes së rëndë fëmija është transportuar te Klinika e Fëmijëve me ndihmë mjekësore në ora 19:00 në të njëjtën ditë.”, thuhet në kumtesën e spitalit klinik të Shtipit.  
 
Nga  Spitali i Fëmijëve në Shkup kanë  konfirmuar se fëmija vdiq dy orë pas hospitalizimit.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI