Maqedoni
Padi kundër kryerësit të vrasjes së trefishtë në Kavadar
05.05.2015 14:33
Prokuroria Publike Themelore Veles ngriti padi kundër kryerësit të vrasjes së trefishtë...

Prokuroria Publike Themelore Veles ngriti padi kundër kryerësit të vrasjes së trefishtë në vitin e kaluar në Kavadar.
"Pas hetimit të zbatuar thelbësor, prokuroi kompetent nga Prokuoria Themelore Publike Veles ngriti aktakuzë për një person për tri vepra të kryera penale "vrasje", për të cilat në pajtim me Kodin Penal parashikohet dënim me burg prej të paktën dhjetë vjet apo burg të përjetshëm" theksohet në kumtesën e sotme nga Prokuroria.
I akuzuari vrasjen e trefishtë e ka kryer më 09.11.2014 rreth orës 16:00 në shtëpinë familjare të viktimave.
Gjatë hetimit, siç theksohet në kumtesë, është konfirmuar se i akuzuari disa herë është paraqitur si person i cili drejton kërcënime ndaj të afërmve të tij dhe të afërmve të bashkëshortes së tij, si dhe se ka kryer dhunë familjare ndaj bashkëshortes.
Duke pasur parasysh llojin dhe peshën e veprave të kryera penale dhe dënimet për të njëjtit, prokurori publik kompetent deri te Gjykata Themelore Veles ka parashtruar edhe Propozim për vazhdimin e masës "paraburgim ndaj të akuzuarit"./mia
