Maqedoni

Ristevski: Do të vazhdojmë diskutimet me Odat Ekonomike

17.01.2025 15:59

Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë diskutimet me Odat Ekonomike dhe me shitësit e mëdhenj...

Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë diskutimet me Odat Ekonomike dhe me shitësit e mëdhenj, me qëllim të respektimit të Ligjit për praktika të padrejta tregtare. Por, sipas tij në periudhën e ardhshme pritet punë më intensive e Komisionit për Mbrojtje nga konkurrenca rreth zbatimit të ligjit në fjalë. Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski, ky ligj nuk është vetëm për mbrojtjen e prodhuesve dhe tregtarëve, por edhe për mbrojtjen e standardit të qytetarëve.
 
“Ne edhe më tutje do të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë, por bisedimet do të vazhdojnë me Odat Ekonomike, me qëllim implementimin e ligjit më të rëndësishëm, që është Ligji për praktika të padrejta tregtare. Deri për Vitin e Ri nuk ishin kompletuar anëtarët të cilët janë pjesë e KMK-së. Si Ministri e Ekonomisë dhe Punës zbatojmë implementimin e Ligjit.”, - deklaroi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.
 
Tregtarët, vërejtje për Ligjin për praktika të padrejta tregtare
 
Tregtarët thonë se ata po mundohen që të gjitha ligjet të respektojnë. Sipas tyre, ka disa dispozita të ligjit për të cilat duhet të bisedohet, siç janë kufizimi i marzhës së fitimit dhe kufizimi i kthimit.
 
“Ne kemi sugjerimet tona për disa gjëra që duhen ndryshuar, të cilat kanë sjellë vështirësi jo vetëm për ne si zinxhir shitjesh, por edhe për vetë prodhuesit dhe distributorët. Po punojmë me përfaqësues të Qeverisë dhe po analizojmë nëse ky ligj ka pasur efektet e dëshiruara. Ka disa gjëra që nuk janë përcaktuar mirë, mund të diskutohet për kufizimin e marzhës së fitimit dhe kufizimin e kthimit që funksiononte, por tani ato gjëra janë të kufizuara me ligj dhe e bëjnë të pamundur që proceset e biznesit ditore dhe mujore të zhvillohen me sukses për të dyja palët.”, - theksoi drejtori i përgjithshëm i marketeve “Vero”, Petar Denkovski. 
 
Përndryshe ulja e detyrueshme e çmimeve të produkteve ushqimore që ishin përfshirë me Shportën e Vitit të Ri ka përfunduar më 15 janar.
 
FITIM KRYEZIU