Maqedoni

Në 557-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, Gashi vendos kurora lulesh pranë bustit të tij

17.01.2025 16:40

Me rastin e 557-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi...

Me rastin e 557-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Skënderbeut, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku, kanë vendosur kurora lulesh pranë shtatores së Skënderbeut në Shkup. 
 
Në këtë ditë të shënuar, së bashku me deputetët Bekim Sali dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku, ambasadorin e Shqipërisë, Denion Meidani, si dhe ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja, theksuam vlerat dhe arritjet e këtij lideri të pashoq, i cili i dha lavdi kombit shqiptar dhe drejtim historisë tonë. “Skënderbeu mbetet simbol i unitetit, luftës për liri dhe krenarisë kombëtare, prandaj është detyra jonë që të ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë e tij për brezat që do të vijnë”, ka thënë Gashi.