Mickoski niset për në SHBA për inaugurimin e Trampit

18.01.2025 14:23

Kryeministri Hristijan Mickoski sot pritet të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Kryeministri Hristijan Mickoski sot pritet të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku më 20 janar do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, në Uashington.

Më 20 janar, sipas njoftimit të qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” që do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Trmp Media dhe Rumple.

Është paralajmëruar se gjatë qëndrimit në Uashington, kryeministri i Maqedonisë do të takohet me Hauard Lutnik, bashkëkryetar i ekipit të tranzicionit të Presidentit Donald Tramp dhe ministër i Tregtisë, Devin Nunes, kryesues me organin këshillues të inteligjencës së Trampit dhe drejtor ekzekutiv i korporatës mediatke Tramp dhe me drejtorin ekzekutiv të Rumble, Kris Pavlovski.

Nga Qeveria theksojnë se janë të mundshme edhe takime të tjera. Edhe liderët e VLEN-it janë ftuar të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të SHBA-ve, Trump.

Pjesëmarrja e tyre në këtë ngjarje madhore është dëshmi e lidhjeve të forta që liderët e VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kanë ndërtuar me administratën e re amerikane.

Kjo ngjarje pasqyron një tjetër hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve me SHBA-të. Forcimi i lidhjeve mes Shkupit dhe Uashingtonit është një garanci për mbështetjen e mëtejshme të procesit të integrimit evropian të vendit tonë, për të cilin liderët e VLEN-it kanë qenë gjithmonë të angazhuar gjatë kohës sa ishin në opozitë edhe tani që janë në pushtet.

Shtetet e Bashkuara zënë vend të rëndësishëm në historikun e rrugëtimit të shtetit tonë që nga pavarësia. SHBA-të mbështesin fuqimisht aspiratat e vendit tonë për integrim të plotë në institucionet euroatlantike dhe janë të përkushtuara për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut të veprojë për demokracinë gjithëpërfshirëse dhe qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve.

Kontribut të jashtëzakonshëm SHBA-të kanë dhënë në luftimin e korrupsionit dhe diskriminimit, forcimin e shtetit të së drejtës, të vazhdojë të ndërtohet mbi arritjet si aleat i NATO-s, të forcojë ekonominë e të promovojnë lirinë e medias.

E më e rëndësishmja të ndërtojmë institucione më të mëdha demokratike në një shoqëri të plotë, gjithëpërfshirëse, multietnike, thuhet në kumtesën e VLEN-it Ky do të jetë inaugurimi i dytë i Donald Trampit, i cili do të jetë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në inaugurimin në Kapitol pritet të marrin pjesë presidentë dhe kryeministra të shumtë, si dhe drejtues të organizatave botërore. Mandati i parë presidencial i Trump ishte nga 20 janari 2017 deri më 20 janar 2021.