Botë

OKB: Fillojnë konsultimet me qeverinë dhe opozitën në Siri

05.05.2015 15:32

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se i ka ftuar zyrtarët e qeverisë së Sirisë...

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha se i ka ftuar zyrtarët e qeverisë së Sirisë dhe liderët e grupeve të armatosura opozitare, për konsultime në Gjenevë të Zvicrës.
 
Zoti Mistura tha se për bisedimet e sotme “janë ftuar një kategori e komandantëve” nga opozita siriane.
 
Por, entitetet terroriste si Shteti Islamik (IS) dhe Al-Nusra, nuk janë ftuar, por në listën e përfaqësuesve ka grupe që janë në kontakt me to.
 
I dërguari Mistura tha se rritja e grupit militant, Shteti Islamik, i ka ndryshuar faktet në terren, prej se ishte nënshkruar marrëveshje në Gjenevë në vitin 2012.
 
Konsultimet e sotme mbahen në baza të takimeve veç e veç ndërmjet OKB-së dhe pjesëmarrësve./evropaelire